Aktualitet

Kastrioti shumë i fortë për Tomorin, krutanët sigurojnë qëndrimin në elitë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:11 - 30/05/21 |
mapo.al

Kastrioti do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Kruja sfidoi sot në ndeshjen Play-Out Tomorin dhe e mundi me shifrat 2-0, pa shumë telashe në stadiumin e Kamzës, shtëpia e Kastriotit këtë sezon.






Nga një gol për pjesë i mjaftuan skuadrës së Ndreut, që shënoi fillimisht në minutën e 45-të, disa sekonda pasi Tomori kishte goditur shtyllën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Kastriotit dhe ky trend nuk ndryshoi as pjesën e dytë.


Kastrioti vijoi të dominojë dhe të tregojë diferencën e madhe mes Superiores dhe të Parës dhe shënoi edhe golin e dytë për të mbyllur tërësisht llogaritë e kësaj ndeshje. Ermir Rezi ishte autori i rrjetës së dytë në minutën e 64.







Në fund kishte kohë edhe për një gol të Tomorit, që ngushtoi Qaton në minutën e fundit dhe në aksionin e fundit me një goditje dënimi. Gjithsesi asgjë nuk ndryshon dhe Kastrioti ka mundur të qëndrojë për sezonin e dytë radhazi në Superiore, pas një gare shumë të ashpër.

Lexo edhe :  Përmbysje e çmendur ndaj Kastriotit, Kukësi i "lë targën" rivalëve


2




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas