Katandisja e parlamentarizmit

Parlamenti i Shqipërisë, i kthyer nga institucioni më i rëndësishëm në vend, në zgjatim të “varësisë” së qeverisë. Si u kthye institucioni që përfaqëson qytetarët në “fole” që mblodhi të akuzuar për krime të rënda dhe individë oportunistë, apo me nivel të cunguar kulturor dhe intelektual. Flasin analistët Mimoza Koçiu, Ergys Mërtiri dhe Dritan Shano.

Nga Sebi Alla



Është më i larti pushtet. Aty ku dalin ligjet, lind qeveria, merren vendime të rëndësishme dhe mbajnë në duar fatet e një populli, që ka nderin apo fatkeqësinë, që të paktën në nisjen e javës apo në barkun e saj, (të hënë dhe të enjte), t’i dëgjojë, dhe në fund të qeshin me lot, apo të qajnë pa zë, me ata që na përfaqësojnë. Gjithçka gjen në Parlamentin tonë. Muskuj, krime, shpesh mungesë kulture dhe padituri, oportunizëm, gojëkyçur për katër vjet, gojështhurur në vazhdimësi dhe në fund që të gjithë kanë një të përbashkët, janë deputetë, të zgjedhurit tanë për të na përfaqësuar. Fjalori i rëndë me të shara me larmi, gjeste gangsterësh, fyerje kundërshtarësh, përqeshje dhe kacafytje sa për sport, ishin dhe mbeten shfaqjet e përhershme, ku nëpërmjet televizioneve përcillen live nëpër shtëpitë e çdo qytetari, që pikërisht ky i fundit e paguan shtrenjtë, ku nëpërmjet taksave tona ata marrin paga të majme, dieta të fryra dhe mundësi për të ndikuar në një tender, aferë apo çdo lloj tjetër ndërhyrjeje, vetëm se ka në duar një mandat dhe imunitet. Lehtësisht për t’u kontrolluar, kjo kategori është tërësisht në duart e ekzekutivit, dhe faktet e kanë treguar në shumë raste ku Parlamenti është thjesht një noter i projektligjeve dhe nismave të tjera qeveritare. Prej vitesh mungojnë diskutimet për ekonominë, debate të mirëfillta për një arsim më cilësor, apo aq më pak, qëndrime politike që të kenë jetëgjatësi përtej së tashmes. Një Parlament që i ngjan teatrit absurd, perdja e së cilës ulet e ngrihet në arenën e “shfaqjeve” nga komanda kryeministrore.

***

Në seancën e fundit të mbylljes së këtij sesioni, kaluan ligje të shumëpërfolura, siç ishin dy koncesione rrugësh dhe ndryshime në Kodin Penal. Edhe në mungesë të kryeministrit, unanimiteti parlamentar ishte për t’u “admiruar”, në keqfunksionimin e tij, kur 78 deputetë, përfshi edhe një pjesë të atyre të “vetëshpallur opozitarë”, ngritën dorën përpjetë me kartonin jeshil, pas së cilës fshihen qindra milionë euro për pak kilometra rrugë. Përpara miratimit në parlament, Partia Demokratike përsëriti akuzat e saj se “me koncesionin për Milot-Balldren, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milionë euro ose gati 5% të Prodhimit Kombëtar nëpërmjet koncesionit të sotëm dhe atij të Rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje”, deklaroi ish-deputetja Albana Vokshi. Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat është pjesë e projektit “1 miliard euro”, e ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Dhe pikërisht një të enjte të zakonshme, gati gjysmë miliardi euro përfunduan për dy rrugë, ku aktorë dhe faktorë u bënë një lukuni deputetësh, që e kryen “detyrën e tyre” me mendjen e ngritur se ku do e mbajnë frymën në pushime të zgjatura dhe fort luksoze. Edhe më të zellshëm në votime ishin për ndryshimet në Kodin Penal, që parashikon dënime të ashpra për ata që prekin apo fyejnë policët, mjekët, arbitrat dhe të zgjedhurit, si deputetët apo kryebashkiakët… Mes atyre “përfaqësuesve të popullit” gjendet plot deputetë që në katër vite kanë shqiptuar vetëm një fjalë: Betohem…, dhe më pas me sytë nga kolegët votojnë siç e kërkon partia dhe qeveria. Vështirë të qëmtosh ndonjë deputet që kundërshton me fakte dhe bindje nismat e qeverisë, por edhe nëse shfaqet ndonjë syresh, më shumë synon të rrisë kredot e tij në një oazë ku fjala kundër të konsideron si “armik të brendshëm”. Mungesa e “zërave kritikë” në Parlament, është vetëm njëra nga pjesët më se të dukshme, por përtej saj, padituria ia ka zënë vendin intelektualizmit. Personazhe të listave fundore, apo kryetarë partizash, përfituan nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës në Parlament, për të rendur drejt KQZ-së dhe siguruar një vend nga karriget bosh të sallës së Parlamentit të Shqipërisë. Artikulimi i tyre, batutat e hedhura dhe fjalori me pikatore që përdorin, sot nuk po bëjnë të qeshin më as kryeministrin, i mësuar të dalë nga çdo situatë e sikletshme nëpërmjet ndonjë humori të zi dhe nënqeshje ironike dhe përbuzëse për kundërshtarët.

***

Parlamentarizmi ka qenë pjesa e elitës ndër vite, veçanërisht pak kohë pasi ishim bërë shtet i pavarur. Përfaqësimi dinjitoz do kapte majat në Parlamentet e viteve ‘20. Në ato salla modeste, ku sot qëndrojnë kryeakademikë të zgjedhur pa garë, por me izmin kryeministror, kishte zë për t’u dëgjuar dhe vendosën burra që shtruan themelet e një shteti të dalë nga postotomanizmi. Parlamenti përfaqësohej nga ajka e kulturës, shkrimtarëve, ekonomistëve të mirë, dijetarëve, njohësve të ligjit, apo klerikëve me botë të madhe. Kishe emra të mëdhenj në atë godinë të vogël, pa luksi orendish por me luks personalitetesh, si Faik Konica, Fan Noli, At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi etj. Nëse lexohen diskutimet e tyre, fjalori që përdorin, argumentet që parashtrojnë dhe diskutimet pro dhe kundër, të fusin në një botë surreale, pa pasur asnjë fije ngjashmërie me parlamentarët e sotëm. Për më shumë, njerëzit e përzgjedhur si deputetë të viteve ‘20 që përfaqësonin Shkodrën, Lezhën, apo Gjirokastrën, kush do guxonte që t’i krahasonte me të njëjtët përfaqësues të këtyre trevave në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vitit 2013? Tre deputetë brenda së majtës socialiste ikën pas ligjit që mban markën e PD-së të dekriminalizimit, si të akuzuar për vrasje, trafik prostitucioni në rrethana rënduese apo plagosje dhe grabitje të dhunshme. Ka edhe një pjesë tjetër deputetësh që edhe pse mbajnë mbi supe karrierë të gjatë në parti dhe politikën drejtuese, po anojnë kah konformizmi, i diktuar prej superfuqisë së kreut të qeverisë. Në këtë oazë ku janë mbledhur, ajo që po vuan është mungesa e përfaqësimit, ku kjo shtresë e vetëshpallur elitë me superfuqinë që u jep mandati, vështirë të jetë e denjë për asnjë kategori të shoqërisë.

LEXO EDHE:

Mimoza Koçiu: Deputetët të çlirohen nga skllavëria e kryetarëve

Ergys Mërtiri: Parlamentarizmi shqiptar ka vdekur!

Shano: Roli i liderëve politikë të kufizohet, duhet sistem mazhoritar


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252