Humbja ndaj Polonisë i kushtoi shumë Shqipërisë, jo vetëm ndërlikoi pozitat e kuqezinjve në renditje, por italiani humbi dhe tre titullarë në transfertën e Varshavës: Hysaj, Bare dhe Rey Manaj.
Edy Reja ishte i kushtëzuar të hidhte në fushë një formacion ndryshe, të paktën në emra dhe në filozofi pasi kjo është një ndeshje ku Shqipëria është e detyruar të kujdeset jo vetëm për të mos pësuar por dhe të shënojë.
Tekniku italian ka vendosur që këtë sfidë jetike t’ia besojë këtyre 11 lojtarëve.
Formacioni
Në portë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje treshja mbetet e pa prekur, Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli. Në krahë të djathtë në vend të Hysaj, Edy Reja vendosi t’i besojë një fanellë titullari Albi Dokës ndërsa në krahun e majtë zbret sërish si titullarë Lorenc Trashi.
Në mesfushë Abrashi dhe Gjasula janë titullarë fiks ndërsa Nedim Bajrami debuton si titullar në vend të Bares.
Nuk arriti të rikuperohet në kohë Sokol Cikalleshi i cili pësoi një dëmtim në gju ndërsa vendin e tij e merr Bekim Balaj.
Rikthehet më në fund si titullar edhe Myrto Uzuni.