fbpx

Sport

Kategoria Superiore/ Kryeson Teuta, pas vijnë Tirana e Partizani





               Publikuar në : 20:53 - 19/10/19 |
mapo.al

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme të gjitha ndeshjet e javës së 8-të, ndërkohë që edhe tabela e renditjes ka pësuar ndryshime.


Vendin e parë tashmë e mban Teuta, me 15 pikë, e vetme në krye të klasifikimit. Më tej, pas fitoreve, ngjiten në kuotën e 14 pikëve, Tirana dhe Partizani, që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë.



Në vendin e katërt dhe të pestë, gjenden Bylisi dhe Skënderbeu, ndërkohë që vendi i gjashtë për Vllazninë, që mbetet me 12 pikë. Vetëm vendi i shtatë për Kukësin, me 11 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Laçi mban pozicionin e tetë, me 7 pikë.


Luftëtari i parafundit në renditje, me 6 pikë, ndërkohë që mbyll tabelën Flamurtari, me vetëm 2 pikë gjatë 8 ndeshjeve. /Panorama Sport

REZULTATET – JAVA 8

Teuta-Flamurtari 1-0

Luftëtari-Bylis 1-1

Tirana-Laçi 2-1

Vllaznia-Partizani 1-3

Skënderbeu-Kukësi 0-0

RENDITJA – JAVA 8


Etiketa: ,

Pas