Aktualitet

Kategoria Superiore/ Në fushë zbret Kukësi kryesues, sfidë delikate për Tiranën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 22/01/20 |
mapo.al

Do luhen sot dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë të Kategorisë Superiore. Fillimisht, në orën 14:00, Kukësi sfidon Luftëtarin në Gjirokastër. Verilindorët kërkojnë të nisin vitin me këmbë të mbarë, teksa padyshim pretendojnë të qëndrojnë në krye të kampionatit edhe pas kësaj jave. Verilindorët nuk kanë lëvizur në merkato (përveç largimit të Dakut), me trajnerin Shpëtim Duro që i ka besuar organikës aktuale.


Hapat fals ndaj një kundërshtari në vështirësi nuk lejohen ndaj tre pikët janë synimi i vetëm. Nga ana tjetër, Luftëtari është në pozita të vështira dhe merkato është e bllokuar për shkak të një mos shlyerjes financiare ndaj brazilianit, Mark Aurelio. Situatë e zymtë në Gjirokastër teksa trajneri Çoçlli ka detyrën e vështirë për të udhëhequr skuadrën përballë një rivali me shumë diferenca.


Ndërkohë, në orën 17:00, Tirana do të presë në kryeqytet Bylisin. Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo kërkojnë ta nisin vitin e ri, aty ku e ndërprenë të kaluarin. Tre fitoret në 2019 bënë që ekipi të renditej sërish mes kryesuesve, dhe tashmë duke ditur objektivat e Tiranës në këtë sezon, atëherë tre pikët ndaj ballshiotëve janë detyrim. 24-herë kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin Hoxhallari për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa jashtë për arsye dëmtimi mbeten Hasani dhe Dunga.


Ndërkaq, ballshiotët kanë treguar se luajnë të  barabartë ndaj çdo kundërshtari, ndaj edhe përballë Tiranës të besuarit e Dovedan nuk i përjashtojnë surprizat, pa harruar që në fazën e parë i mposhtën bardheblutë në shtëpi me rezultatin 3-1. /VipSport/


Ndeshjet:


14:00 Luftëtari- Kukësi

17:00 Tirana- Bylis



Pas