Pas 3 ndeshjesh të zhvilluara, në grupin e Shqipërisë në Ligën C të Nations League duket se ekuilibri është kryefjala e ditës!
Në fakt, pas barazimit mes Lituanisë dhe Bjellorusisë 2-2, tashmë janë 4 ekipe me 4 pikë!
Kazakistani, Shqipëria, Lituania dhe Bjellorusia kanë marrë të gjitha 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje!
Sot kuqezinjtë barazuan 0-0 në Kazakistan, ndërsa Lituania që fitoi në Shqipëri barazoi 2-2 ndaj Bjellorusisë, teksa Kazakistani kishte fituar në ndeshjen e parë në Nations League këtë edicion.