ShowBizz

Katër këngëtarë nga Kosova mund të konkurojnë në “Eurovision” vitin tjetër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 30/10/20 |
mapo.al

Emrat nga Kosova kanë qenë të lakuar ndër vite në Festivalin  e Këngës në RTSH.


Ndaj këtë vit katër prej tyre do të performojnë në skenën që të çon drejt Eurovisionit, ku dihet se fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë.


Këngëtarja Festina Mejzini nga Gjakova, e cila ka qenë pjesë e spektaklit “X Factor Albania”, do të konkurojë pas katër vitesh në këtë festival, me këngën e titulluar “Kush je ti dashuri”.



Artisti i ri Durim Morina do të konkurojë pas dy vitesh, me këngën “Nëse vdes”.


Këngëtari i ri nga Prishtina, Fatos Shabani, ka vendosur që ta sprovojë veten për herë të parë në një garë siç është ajo e festivalit të Dhjetorit, duke konkurruar me këngën me titull “Ty”.


Ndërsa i fundit konkurent nga Kosova është këngëtari nga Gjakova, Florent Abrashi, i cili garon për herë të parë në Festival me këngën “Vajzë”.

Lexo edhe :  “Shpallen fituesit pa u bërë festivali”, Erik Lloshi ka dy fjalë për Festivalin e Këngës në RTSH

Festivali Evropian i Këngës 2020 duhej të ishte edicioni i 65-të i Festivalit Evropian të Këngës. Festivali ishte planifikuar të zhvillohej në Holandë, pas fitores së atij vendi në konkursin e vitit 2019 në Tel Aviv, Izrael, me këngën “Arcade” kënduar nga Duncan Laurence, por u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit 2019-20.


Etiketa: , ,

Pas