Aktualitet

“Kavaja”/ Burg për Bledar Toçin, i ati merr përgjegjësinë e kokainës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 13/10/19 |
mapo.al

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për policin e Burgjeve, Bledar Toçi, pas krimit që tronditi qytetin tre ditë më parë. Efektivi i burgjeve akuzohet për vrasje, pasi në banesën e 30-vjeçares, Marsida Qatja, qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin, ish i dashuri i shoqes së tij.


Masa e sigurisë atij iu komunikua nga spitali ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, pasi nga ngjarja mbeti i plagosur. Ai u qëllua me kallashnikov nga 41-vjeçari, Haxholli. Plumbave të këtij të fundit, Toçi iu përgjigj me armën e shërbimit, duke e lënë të vdekur në vend.


Gjithashtu, Gjykata la në burg edhe vëllain e policit, Bernard Toçi. Ky i fundit akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit nga policia, në banesën e tij u gjetën doza kokaine.


Por sot gjatë seancës gjyqësore, babai i tij ka bërë një deklaratë të papritur. Duke dorëzuar një akt noterial, ai ka deklaruar se kokainën e përdorte vetë për efekt qetësues, duke pranuar kështu se është posedues i drogës së fortë.


LEXO EDHE:

Çfarë fshihet pas krimit në Kavajë, a është droga shkaku i vërtetë?


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas