Shefi i policisë së burgut në Durrës e kishte mik personin që e qëlloi për vdekje, Dritan Haxhollin. Këtë e thanë fillimisht të afërmit e viktimës dhe tashmë e verteton kjo foto, ku të dy janë bashkë duke pozuar me armë në dorë.
Bëhet fjalë për dy burrat që u përleshen e më pas shtien me armë ndaj njëri-tjetrit në shtëpinë e Marsida Qatjes, në orët e para të ditës së enjte në qytetin e Kavajës. Në këtë përplasje mes tyre, mbeti i vrarë Dritan Haxholli, ndërsa polici i Burgjeve, Bledar Toçi mbeti i plagosur. Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, pasi Dritan Haxholli ka patur lidhje intime me Marsida Qatjen, ndërsa Toçi shkoi në banesën e saj për ta përkrahur pasi ajo ndihej e kërcënuar nga Dritani.
Po kaq të tjera akuza rëndojnë mbi policin e Burgjeve. Në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 8 doza kokainë. Po kështu edhe natën e krimit në shtëpinë e Marsidës ishte konsumuar kokainë nga gjithë personat që ishin aty.
Viktima, Dritan Haxholli ishte person në kërkim nga policia e Kavajës, por kjo nuk e pengonte të endej i lirë në qytet dhe madje (siç shihet në foto) të qendronte në shoqërinë e policit. Sipas disa qytetarëve, Haxholli kishte marrëdhënie të mira me policët e Kavajës, saqë këta të fundit nga frika detyroheshin t’i bënin xhiro me furgonin e policisë.
Një qytetar i Kavajës për JOQ Albania ka shkruar: “Dritani ka qene aq problematik saqe detyronte dhe policet e komisariatit te Kavajes ti benin xhiro me furgonin e policisë”.
Lexo edhe:
Dosja e Prokurorisë/ “Pse ma bën këtë”, fjalët e fundit të viktimës