fbpx

Ekonomi

Kavaja hap sezonin turistik, Kryetari i Bashkisë, Sakja: Ofrojmë turizëm cilësor





               Publikuar në : 18:04 - 18/05/18 |
mapo.al

Bashkia e Kavajës hapi sezonin e ri turistik. Në ceremoninë e organizuar, Kryetari i Bashkisë të Kavajës, Isa Sakja, ftoi pushuesit të vijnë të pushojnë në plazhet e Kavajës, pasi janë marrë të gjitha masat që ky sezon të ofrojë një turizëm cilësor për këdo që viziton Kavajën.


Çelja e sezonit turistik për këtë vit në Kavajë ishte ndryshe nga vitet e shkuara, ku u organizua një spektakël me formë më origjinale dhe tejet interesante.



Me mbështetjen e plotë të kryetarit të Bashkisë Isa Sakja, prej disa ditesh vajzat e bukura të Miss Shqipërisë kanë xhiruar dhe janë fotografuar në vijën bregdetare të mrekullueshme që Kavaja ofron.


Ky eveniment promovues u përmbyll në qendër të qytetit me sfilatën e miseve dhe nën tingujt e ëmbël të këngëtarëve të njohur si Redon Makashi dhe Renis Gjoka. Plazhet e Kavajës si Golemi, Qerreti, Karpeni, Spilleja dhe Grethi janë destinacion i pushuesve vendas dhe të huaj, ku këtë vit në një mjedis më higjenik, infrastrukturë të përmirësuar dhe promovimin që Bashkia po i bën aseteve turistike, pritet që këto plazhe të jenë më të frekuentuara.

Të gjithë do të jenë të mirëpritur të shijojnë pushime të gëzuara, me vende përrallore, klimë të përshtatshme, me njerëz mikpritës dhe sigurisht, me produktet ushqimore bio që Kavaja ofron.


Etiketa: , , ,

Pas