Aktualitet

Kavaja karantinë, reagon Bardhi: E papranueshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:06 - 23/02/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale shprehet se është e papranueshme kthimi i Spitalit të Kavajës në karantinë, pasi është spital i një qendre të banuar. Më tej Bardhi shton se për pasojë, kërcënon seriozisht jetën e të gjithë banorëve.


“I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.”-shprehet Bardhi.



Lajmin e dha i pari dje, ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e denoncoi si të papërshtatshme, madje kriminale ngritjen e karantinës në një zonë urbane. Berisha tha se karantina duhet ngritur në zona të pabanuara për të shmangur rrezikun e infektimit të popullatës.


Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Kjo është papërgjegjshëri!

Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!

I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.

Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!

LEXO EDHE: 

A po bëhet gati Spitali i Kavajës për karantinën e koronavirus?


Etiketa: , , ,

Pas