Aktualitet

“Kavaja”/ Rama: Politizimi i ngjarjes plagos shoqërinë, Meta po nxit përplasje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 20/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Ilir Meta se po tenton të nxisë përplasje në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.





Nga njësia 5 në Tiranë, ku zhvilloi një takim me qytetarët, Rama iu referua ngjarjes së djeshme në Kavajë, ku u dhunua dhe u plagos brenda në zyrën elektorale të PD, Bledar Okshtuni, sekretar i degës, duke deklaruar se politizimi i saj plagos të gjithë shoqërinë.


Rama tha se kreu i shtetit kërkon skenar destabilizues pasi e di që fitorja e PS në 25 prill është e pandalshme.





“Ilir Meta e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë, se votat në kutitë e PS do të fillojnë si ky shi që bie mbi koka tona. Aq sa ndalin shiun, aq mund të ndalë Ilir Meta, Monika, Saliu, fitoren e PS. Ilir Meta ve fitila nga do ku shkon, kërkon destabilizim. Ia njoh mendjen Metës, ua them ça po mendon tani“, u shpreh Rama.



Ai thekson se Meta duhet të dëgjojë vajzën, pasi ja tha mirë, të mos pijë dhe të shkojë në shtëpi.


“Kur është diell mendimi i thahet, pak a shumë, mendimin e kapi. O Ilir, o Ilir, dëgjo vajzën shko në shtëpi, dëgjoj vajzën shko në shtëpi. Shko në shtëpi, je President akoma, nuk bën vaki, askujt kjo çmendi o Ilir shko në shtëpi, dëgjo vazjën, ta tha mirë. Babi mos pi, eja në shtëpi’’- tha Rama.

Kryeministri foli edhe për “patronazhistët” duke theksuar një organizim të tillë e kanë edhe partitë e mëdha të Amerikës, Demokratët e Republikanët. Sa i takon zbulimit të ID së qytetarëve, Rama tha se numrat ishin rrugëve deri para disa ditësh.

“E pohoj me krenari që kjo parti pa patronazhistët nuk do të ishte partia që është sot. Siç nuk do të ishte pa patronazhistët as partia Republikane dhe Demokrate në Amerikë. Kanë emra të ndryshëm po bëjnë të njëjtën gjë, janë rrejti i të gjithë partisë i shtirë në të gjithë territorin, që merr e jep me qytetarët, troket derë më derë dhe shënon perceptimin për hallet e njërit dhe të tjerit. 

Këta janë urat tona të panumërta me njerëzit, ndërkohë që sistemi ynë nuk ka ID-ra, por ama ID-rat ishin rrugëve deri para disa ditësh ku u mat se Carlo Bollino bleu për 15 dollar, ato që ishin në internet dhe u bllokua faqja. U them të gjithëve as mos e çani kokën fare, jo ju, po të gjithë atyre që ndihen të sikletosur se u ka dalë numri.

Cili numër? Atë numër e lini kudo të shkoni për shërbime të caktuara dhe ajo kartë s’ka asgjë brenda, nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen, siç e ka e gjithë bota, ajo moderne, që ka brenda të dhëna për shëndetin tënd, për sigurimet e tua shoqërore, e që është e jotja, e s’e luan topi. Ajo është një numër, është si një patentë, si një licencë. U them që kjo është bërë nga Ilir Meta, së bashku me Lulin dhe Saliun në vazhdën e skenarëve, siç ishte marrja peng e aeroportit të Tiranës.

Tani ata po marrin peng njerëzit. Ne ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij, e di si ia njoh mendjen. Unë e di ç’po mendon Ilir Meta tani, s’e kam pranë fare. Nëse më pas do të bashkëpunojë me Pandin, unë iu them çdo të thotë Meta të nesërmen të njëjtën orë”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Salianji: Luftë për zgjedhje të ndershme, institucionet në interes të PS

Lidhur me publikimin e mesazheve një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta të një sipërmarrësi me Blendi Gonxhen, Rama tha se ndjehej krenar, pasi Drejtori i Patentave ka bërë pikërisht atë që ai ka kërkuar, që qytetarët të ndihmohen për zgjidhjen e problemeve.

“Unë njësoj si me mesazhet e Blendi Goxhes jam shumë krenar për patronazhistët e PS. Jam krenar për ata që në ndihmojnë, ndihmojnë deputetët, kryetarët e bashkisë, për të ditur se çfarë hallesh ka njëri e tjetri”, vijoi Rama.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas