Një vajzë 24 -vjeçare ka denoncuar në policinë e Kavajës një person për abuzim seksual.
Sipas policisë, e reja ka deklaruar se shtetasi me incialet Y. T., 37 vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasin Y. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 24-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasin Y. T.