Shtatë zyrtarë të Hipotekës së Kavajës janë shoqëruar në polici.
Paraprakisht dyshohet se ata kanë kryer abuzime në regjistrimin e pronave.
Të shoqëruarit janë Bexhet Pjeçi, Ilir Kaja, Dashamir Çullhai, Aida Kollçaku, Dritan Kazazi, Andi Gjeçi dhe Nezir Lecini.
Punonjësit e ZRPP Kavajë dyshohet se tjetërsuan pronat publike kundrejt parave.