fbpx

Aktualitet

Kavajë/Si e vrau polici ish të dashurin e kushërirës, detaje (EMRAT)






               Publikuar në : 09:08 - 10/10/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnate, sot rreth orës 00:40 (10 tetor) në lagjen nr.2 në qytetin e Kavajës. Mësohet se e gjitha ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.


Burime për Mapo bëjnë me dije se viktima Dritan Haxholli ka pasur lidhje me vajzën M.Q., por ishin ndarë. Ndërkohë, atë natë ata kishin shkëmbyer mesazhe të tensionuara me njëri-tjetrin dhe Haxholli e ka njoftuar vajzën që do të shkojë në banesën e saj për t’u “sqaruar”. Vajza duke e ditur tipin e tij, ka njoftuar “për ndihmë” katër persona të tjerë, miq të saj.



Dritan Haxholli shkoi në banesën e M.Q., i armatosur, pa e ditur se atje e prisnin katër të tjerë, mes tyre Bledar Toçi, polic burgjesh, i armatosur gjithashtu. Sapo Haxholli ka hyrë në shtëpinë e ish të dashurës, ka nisur menjëherë konflikti duke degjeneruar në shkëmbim zjarri. Bledar Toçi ka mbetur i plagosur pasi është prekur nga një plumb kallashnikovi, ndërsa Dritan Haxholli ka mbetur i vrarë, pasi u qëllua në qafë nga Toçi me armën e shërbimit tip pistoletë.

Bledar Toçi, Shef i sigurisë në burgun Durrës

Pas ngjarjes së rëndë, polici i burgjeve Bledar Toçi është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shef sigurie ne burgun e Durrit

Burime për mediat bëjnë me dije se gruaja M.Q., është e martuar dhe burri i saj ndodhet në Itali. Ndërkohë, policia ka bërë kontroll në banesën e efektivit Toçi dhe vëllait të tij dhe ka gjetur 8 doza hashash.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

Pas