Aktualitet

Kavajë – Ushtronte dhunë ndaj ish-gruas, në pranga 32-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:45 - 29/01/21 |
mapo.al

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-gruas së tij.






Po ashtu, policia njofton se ka proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, të përfshirë në sherr.


Njoftimi i policisë:





Kavajë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.



Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.



Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë.

 

1


Etiketa: , ,

Pas