Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është dashur të “zgjedhë” mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” midis bashkëshortes dhe nënës së tij. Pyetjes së moderatores Alketa Vejsiu, se kë do më shumë Anitën apo të ëmën, Haradinaj nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.
“Nanën. E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj”– u shpreh kryeministri Haradinaj i përlotur.