Aktualitet

KE mban premtimin, miraton 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:29 - 17/07/20 |
mapo.al

Komisioni Evropian miratoi sot në Bruksel paketën prej 100 milionë eurosh në mbështetje të Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019. Kjo shumë prej 115 milionë eurosh është pjesë e premtimit të Komisionit Evropian, të dhënë në fillim të këtij viti në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve.



Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, theksoi se “me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit”.


Deklarata e plotë e Delegacionit të BE




Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit të nëntorit 2019. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.



Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”.


Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.

I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në eficencën e energjisë.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve të 17 shkurtit “Së bashku për Shqipërinë”, Komisioni Evropian premtoi 115 milionë Euro mbështetje që përbëhej nga dy komponentë:

– Një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh, e njoftuar tashmë në dhjetor 2019, e përqendruar në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore. Për të mundësuar fillimin urgjent të operacioneve të ndërtimit, po zbatohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Ai parashikon rehabilitimin dhe rindërtimin e 22 shkollave.

– Një shtesë prej 100 milionë Eurosh, e cila ndahet përmes programit të sapomiratuar.

Zgjedhja e sektorit bazohet në Vlerësimin e Nevojave pas Fatkeqësisë dhe informohet nga zotime të tjera, me qëllim ndarjen e punës mes donatorëve të ndryshëm.

1


Etiketa: , , ,

Pas