Një 50-vjeçar i identifikuar si Agron Nika është vënë në pranga nga policia e Kukësit, pasi akuzohet se ka zhvatur 12 milionë lekë nga një i moshuar.
Mapo mëson se Nika ka akuzuar 72-vjeçarin Fet Gjici për raporte intime me gruan e tij, dhe kësisoj i ka kërkuar shumën e 12 milionë lekëve të vjetra në formë shpërblimi, nën argumentin se e ka turpëruar tek banorët e zonës.
“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar,”– mësohet t’i ketë thënë Nika. Por, pas marrjes së parave, 72-vjeçari e ka kallëzuar çështjen në polici, duke bërë që 50-vjeçari të arrestohet.
Tashmë priten dëshmitë e dy protagonistëve, për të mësuar më tepër detaje mbi ngjarjen.
1
Etiketa: arrestohet 50- vjecari, Durrës, kanosi te moshuarin