Kryesore

‘Kë takoi në Tuz’ – Mediat malazeze zbulojnë vizitën ‘sekrete’ të Ramës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 29/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Malin e Zi, kështu të paktën raportojnë mediat malazeze.


Sipas “Vijesti” të Podgoricës, kryeministri u takua në një restorant, me Nik Gjeloshajn, nga listat shqiptare, njëherësh kryetar i komunës së Tuzit.


“Restoranti ishte plot me mysafirë, dhe një burim i tha “Vijesti” se ata qëndruan për më shumë se një orë.


Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” se ishte takuar me Ramën, por nuk donte të fliste për detajet e takimit”, shkruajnë mediat vendase.


“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha Gjeloshaj shkurtimisht.


Burime të “Vijesti” pohojnë se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi.

‘Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS në fushatën përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare,’- shton “Vijesti”.


Etiketa: , , ,

Pas