ShowBizz

Kë të gjuaj nga këta?/ Enca rreshton çunat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 07/04/20 |
mapo.al

Këngëtarja Enca Haxhia, së fundmi në ‘Instastory’ ndau me fansat një imazh të aktorit Jaime Lorente, i cili luan rolin e ‘Denverit’ në serialin “La Casa de Papel”. Bashkë me imazhin Enca ka shkruar: “Si thoni ju? Ia vlen ta gjuajë këtë motra juaj”.



Më pas, këngëtarja me shaka shkruan se nuk e njeh si personazh të serialit, duke ironizuar edhe me faktin që ndjekësit po i thonë se ai është “i zënë”.



Nuk e di kush është Denveri, se ne nuk shohim ‘La Casa de Papel’, shohim ‘Elite’ Dhe pse po me thoni që qenka i zënë? (Jo shumë gjatë)”, ka shkruar këngëtarja.

Enca nuk i ndal shakatë, duke shkruar që mund ta mbajë vajza që e ka, pasi gjatësia e trupit të tij qenka e pamjaftueshme: “Më bindët që meritoj dikë me të mirë plus ne nuk ndajmë çifte…jeta vazhdon”.

Por këngëtarja nuk është ndalur vetëm me aktorin, pasi ka publikuar dhe foto të tjera, duke kërkuar nga ndjekësit, mendimin e tyre se cilit duhet ti shkruante.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas