Faqja në Instagram e Euro 2020 ka publikuar një video nga ndeshja Francë-Shqipëri, e luajtur të shtunën e kaluar.
Në video shihet në aksion mesfushori shqiptar, Keidi Bare, i cili arrin të mbajë në zotërim topin edhe pse sulmohet shumë pranë vijës anësore të fushës nga Griezmann dhe Lemar.
Të dyve arrin t’iu shpëtojë, madje Lemar shtanget kur Bare ia kalon topin mes këmbëve, duke e nxjerrë atë krejtësisht jashtë loje…