Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj gjatë një takimi me gjimnazistë në Fier, ka ngritur shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Pas 25 prillit, tha Mehmetaj, kjo situatë do të ndryshojë dhe Shqipëria do të çlirohet nga kjo kastë që i ka marrë frymën dhe ka detyruar qytetarët të emigrojnë.
“Ne do t’i japim vendit një frymëmarrje të re, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve”, tha ajo.
Postimi
Me gjimnazistët dhe studentët e rajonit në Fier folëm gjatë për dëshirat që kanë për të ardhmen. Edhe ata, si shumë të rinj të tjerë, synim parësor kanë largimin nga Shqipëria. Arsyet e tyre janë të njëjta me ato që kishte theksuar edhe anketa e Qendrës së Studimeve Ekonomike e Sociale, arsimi i dobët, mungesa e vendeve të punës dhe kostoja e lartë e jetesës. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim 🌹 të rinjtë janë të parët e fokusi i punës tonë është tu krijojmë atyre shanse për arsim cilësor e vende pune të mirëpaguara. Në zgjedhjet e 25 Prillit ne do të garojmë me qëllimin për ta çliruar vendin nga kjo kastë që i ka marrë frymën dhe ka detyruar qytetarët të emigrojnë. Ne do ti japim vendit një frymëmarrje të re, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.