Kejvina Kthella do të kthehet shumë shpejt në televizionin “Klan”, por jo në emisionin “Xing me Ermalin”. “News31.al” bën të ditur se do të rikthehet si konkurrente e “Dance With Me”, që pritet të nisë shumë shpejt. Ish-velina duket se do të marrë pjesë me ish-deputetin Eduard Ndocaj, të cilin raportohet se e ka kushëri.
Në spektaklin “Dance With Me” do të marrin pjesë në total 6 çifte. E teksa ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim aftësitë e Kejvinës në kërcim, kujtojmë se kjo e fundit u largua nga emisioni “Xing me Ermalin” duke u shprehur se do të zhvillonte karrierë në Itali.