fbpx

Aktualitet

“Keku me pilula”, AKU: Në 2019, nuk është importuar në Shqipëri





               Publikuar në : 17:14 - 12/11/19 |
mapo.al

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas denoncimeve në rrjetet sociale se produkti “Kek Lupo me arrё kokosi”, kishte prani lëndësh të huaja (pilula që shkaktonin paralizë).


AKU ka njoftuar konsumatorët se në kontrollet e kryera, produkti ishte në kushte të përshtatshme higjeno-sanitare dhe se nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme, sikundër pretendohej në pamjet filmike të shpërndara.



Njoftimi i plotë:


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetёsimet e pёrcjella nё media/rrjete tё ndryshme sociale, nё lidhje me produktin “Kek Lupo me arrё kokosi”, tё importuar nga Turqia mёnjёherё ka identifikuar subjektet importuese tё kёtyre kategorive produktesh dhe ka ndёrmarrё procedurat e inspektimit.

Në funksion të trajtimit me rigorozitet të rastit, AKU bën me dije masat e marra menjëherë pas publikimit nё media:

Pёrsa i pёrket produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr Vitin 2019 ky produkt nuk ёshtё importuar nё Rebublikёn e Shqipёrisё.

U kryen kontrolle rigoroze të menjëhershme në 3 subjekte të cilat importojnë kёto kategori produktesh (Kek Luppo) nga Turqia. Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme.

Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandwich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje. Kontroll nga i cili nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme sikundër pretendohej në pamjet filmike të paraqitura në media.

Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore.

Për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga tupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon mediat tё cilat ngritёn këtë shqetësim si dhe shpreh gatishmërinë për të kryer të gjitha verifikimet përkatëse për të shmangur çdo mundësi që shëndeti dhe interesi i konsumatorëve shqiptar të vihet në rrezik.


Etiketa: , ,

Pas