Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Këlcyrë- Terrorizoi banorët, kapet 55 vjeçari i dehur dhe me kallash në dorë

by mapo.al
07/05/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Këlcyrë  – Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi me kallash në dorë ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.

Sipas policisë S. A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e A. S.

Menjëherë policia ka ndërhyrë duke e kapur në flagrancë ndërsa mësohet se ai ka qëlluar disa herë në ajër duke terrorizuar banorët.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Neutralizohet dhe prangoset 55-vjeçari, i cili me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari iu ka drejtuar armën punonjësve të Policisë, por falë ndërhyrjes profesionale është neutralizuar dhe prangosur.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak.

Në qytetin e Këlcyrës, shtetasi S. A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po qarkullonte me armë dhe mund të përfshihej në ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të territorit dhe si rezultat, në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë, kanë konstatuar shtetasin S. A., i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Tags: Kapet 55 vjeçariKëlcyrëme kallash ne dore

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

07/07/2022
Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

07/07/2022
Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!
Aktualitet

Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!

07/07/2022
“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
Aktualitet

“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj

07/07/2022
Next Post
1947, ligji makabër për ekzekutimet me vdekje

1947, ligji makabër për ekzekutimet me vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai
  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In