Aktualitet

Këlliçi i përgjigjet Ramës: PD, ndryshe nga ti, s’e lë jashtë dyerve nevojtarin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:15 - 04/04/21 |
mapo.al

Një postim denigrues i kryeministrit Edi Rama, ka marrë brenda pak çastesh përgjigje nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.






Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook një foto ku duket një qen i shtrirë dhe në gjumë para një zyre elektorale të PD-së, dhe krahas saj shkruan: Gjumi është ngjitës!


Ai sulmon kështu kryedemokratin Lulzim Basha, duke i mëshuar pohimeve se ky i fundit nuk ka karakter lideri dhe e vetmja gjë që di të bëjë është të dremisë.





Mirëpo, nuk ka munguar reagimi nga ana e kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi.



“Mund të gjykosh karakterin dhe zemrën e një njeriu, nga mënyra si ai trajton kafshët. Ne nuk i tërheqim zvarrë, as i vrasim me acid, si lali yt ( i referohet kryebashkiakut Erion Veliaj). Por mbi të gjitha, nevojtari që na troket në derë, hyn brenda. Nuk e lëmë jashtë si ti!” – i kundërpërgjigjet Këlliçi Ramës.

Lexo edhe :  Rama inspekton rindërtimin në Fushë Krujë, batuta me punëtorët (VIDEO)

Ai gjithashtu ka publikuar një foto të shkrepur në një prej zyrave elektorale të PS-së, ku shihet në tokë pikërisht një nevojtar.

Postimi i Belind Këlliçit:

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas