Aktualitet

Këlliçi: Kriza e PD i zgjat jetën politike Ramës, çfarë më thanë në ambasadën e SHBA














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:50 - 01/12/21 |
mapo.al

Deri më tani demokratët që mbështesin Foltoren e Sali Berishën kanë mbledhur më shumë se 4900 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.






Deklarata u bë nga deputeti Belind Këlliçi në emisionin Publikisht në RTSH me gazetaren Blerta Tafani. Ai tha se Kuvendi synon t’i japë fund krizës politike në PD që sipas tij i zgjat jetën politike Edi Ramës.


“Kur Basha dhe të tjerët u bindën që firmat janë. Sot firmat nuk janë më 4200, janë mbi 4900. Të mohosh këtë realitet dhe t’i quash këtë miting, këta i kanë bërë mitingjet për të bërë Lulzim Basha kryeministër, Organi më i lartë vendimmarrës në Partinë Demokratike është Kuvendi Kombëtar.







Ne duam të mblidhet Kuvendi për t’i dhënë krizës politike një zgjidhje politike. Është kërkuar të ketë një kuvend kombëtar që të adresojë këtë krizë. Ky kuvend kombëtar është i domosdoshëm. Basha duhet të vinte për të dhënë shpjegimet e tij pse ka ndërrmarë këtë vendim dhe cili është plani i tij për të mundur Edi Ramën.




Debati ynë i brendshëm zgjat jetën politike të Edi Ramës. Sot janë më të pjekur delegatët se kryetari i partisë për t’i dhënë zgjidhje krizës”, deklaroi ai.
Këlliçi foli edhe për deklaratat e bëra pas shpalljes non grata të Berishës dhe diskutimet që ka pasur me përfaqësues të ambasadës amerikane në lidhje me këtë çështje.



“Një parti do ketë dhe minoranca duhet të zbatojë vullnetin e maxhorancës. Duhet parë me votë të shkojmë me vonë. Jo vetëm Berisha, të shkojë kush të dojë që ka një platform në Kuvend. Zoti Berisha e ka nisur këtë lëvizje të tij. Kam thënë që është e papranueshme kjo vendimmarje.

Duhet një qetësi nga ana e lidershipit të PD për të trajtuar këtë temë. Kam bërë një deklaratë që jam thirrur nga ambasada amerikane ku më janë dhënë shpjegime nga ana e zyrtarëve amerikanë. Në ambasadë jam thirrur për të folur për krizën në PD.

Ka qenë një interes më i madh për të diskutuar sepse ka qenë në mes kjo çështje. Berisha nuk kërkon revokim të shpalljes non grata. Unë jam qenë i lirë për të dhënë mendimin tim. Nuk i lëviz presjen mendimit dhe vendimit tim”, tha Këlliçi.

3



Pas