Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas deklaratës së këtij të fundit se “Basha shkoi në Berlin të takonte Merkelin por takoi një prift”.
“Guxoi sot të fyejë Kishën Katolike dhe të gjithë komunitetin katolik shqiptar”, shprehet Këlliçi ndaj Veliajt. Ai ka theksuar se vrasësi i Ardit Gjokaljt ka bërë ofendime ndaj Vatikanit.
Reagimi i Këlliçit:
Vrasesi i Ardit Gjoklajt, njeriu qe premtoi se nuk do kishte asnje ndertim dhe ka betonizuar Tiranen me parate e krimit, guxoi sot te fyeje kishen katolike, Ambasadorin e saj ne Vatikan dhe gjithe komunitetin katolik shqiptar e me gjere. Lulzim Basha takoi ne Gjermanine e tronditur nga mafia qe drejton Shqiperine dhe qe blen vota per llogari te Edi Rames e qe pastron parate per llogari te Edi Rames dhe Erion Veliajt, perfaqesuesin e Vatikanit ne Berlin.
Turp per ofendimet qe i ben nje personaliteti te tille! Sa per mbeshtetjen e Gjermanise per Edi Ramen, besoj e pe tek refuzimi edhe per ta marre ne konsiderate rekomandimin per hapjen e negociatave, qe eshte nje lajm i tmerrshem per Shqiperine dhe merite personale e Edi Rames. Shqiperia ne duart e batakcinjeve si Erion Veliaj e krimineleve te lidhur me pushtetin po izolohet cdo dite e me shume dhe kjo eshte fatkeqesi per shqiptaret. Sa per ty e dine qytetaret e Tiranes cfare ke bere per qytetin! Rrite taksat, tatimet, betonizove qytetin duke shkaterruar hapesirat e gjelbra, vrave nje te ri nga babezia per para dhe po shkaterron trashegimine e qytetit vetem e vetem per para, me te cilat me pas ti bashke me PS, te blini votat per te mbajtur pushtetin tuaj te kalbur me cdo kusht e cmim! Turp!
Çfarë tha Veliaj sot gjatë në takimi elektoral në Zall Herr
Ervion Veliaj: “Lul Bsha tha do shkoj në Gjermani dhe do bëhet nami i zi. Do takoj Merkelin, tha, dhe do vij mbështetja e jashtëzakonshme për këto protesta dhe do rrëzojmë Edi Ramën për herën e 20-të. As Merkelin nuk e takoi, as mbështetje nuk mori. Një shtet serioz si Gjermania deri tani kë ka mbështetur dhe kujt i ka dalë në krah? Edi Ramës apo Lul Bashës? Edi Ramës! Basha shkon një javë para protestës në Gjermani, sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën: kjo është të fyesh inteligjencën, kjo është të tallesh me njerëzit, kjo është të mendosh se njerëzit janë budallenj, hanë bar dhe nuk e kuptojnë…”