Prej disa kohësh Dj Sardi po përfiltet për romancën e tij të re me një vajzë, e cila është e panjohur për publikun. Sardi nuk është rezervuar me fotot në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka folur hapur edhe për ndjenjat në një intervistë për revistën Story.
“Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit”, -është shprehur ai
Ndërsa për sa i përket unazës që mban në gisht, ai ka thënë se është simbol i premtimit që i ka bërë partneres se do ta dojë gjithmonë.
Sardi ka folur edhe për dasmën, për të cilën thotë se kanë menduar diçka interesante, po s’do të zbulojë asgjë pa ardhur momenti.