Aktualitet

‘Kemi gabuar’ – Reja: Krijuam raste dhe na u mohua një 11-metërsh







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 14/10/20 |
mapo.al

Pas barazimit të dytë radhazi pa gola në Ligën e Kombeve, këtë herë ndaj Lituanisë, trajneri Reja u shpreh se ekipi krijoi shumë raste, ndërsa thekson edhe faktin që arbitri mohoi një 11-metërsh.


“Fiton kush shënon, në krijojmë dhe nuk dimë të shënojmë. Nuk kemi justifikime, por krijuam raste dhe nuk na dhanë edhe një penallti që për mua ishte e qartë.


Humbëm raste të pastra, por gjithsesi nuk duhet të gjejmë shfajësime, kemi gabuar”, tha Reja pas ndeshjes.



Për trajnerin, gjëja pozitive nga ky takim është që lojtarët e rinj kanë fituar eksperiencë për ndeshjet e ardhshme dhe se sipas tij, kjo ndihmon në planin e Shqipërisë për të ardhshmen.


Megjithatë, trajneri italian i Kombëtares sonë u shpreh se ekipi është ende brenda objektivit për vendin e parë në grup dhe kjo do të synohet me fitoren e dy ndeshjeve të fundit muajin e ardhshëm.


“Dy ndeshjet që na presin janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë t’i qëndrojmë objektivit tonë për të qenë në krye të këtij grupi”, tha Reja.


Etiketa:

Pas