Kryesore

‘Kemi lënë pas Francën, Holandën dhe Britaninë’ – Çuçi e nis me rekord














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 22/12/20 |
mapo.al

Ministri i ri i Brendshëm nuk e ka nisur detyrën me realizëm. Ndryshe nga sa pritej, starti ka qene me mburrje që shënojnë rekord të ri në ambjentin e rilindjes. Eshte shprehur sot se përsa i takon depolitizimit, policia jonë është më lart se ajo e Britanisë së Madhe, Francës dhe Holandës.





Kjo në kohën kur ngjarja e rëndë e vrasjes së 25 vjecarit nga një efektiv i repartit Shqiponja, nxori në pah krizën e madhe dhe mungesat e shumta të policisë.


Kanë vërshuar qindra denoncime. Dhe ne e kemi parë mirë dhe jemi dëshmitarë të besnikërisë së policisë dhe shefave të saj ndaj qeverisë në zgjedhje, në angazhimin e tyre për vota.




Kemi parë se policia nuk prek të fortët e deputetëve të PS apo të afërm të tyre. Disa shefa sot vijnë nga Sigurimi i Shtetit. Pra, polici më të politizuar se kjo nuk ka.

Lexo edhe :  Rama nxjerr dëshminë e çiftit të prekur nga tërmeti: Iu gjendëm pranë

Deklarata e sotme e Cucit, se jemi më mirë se Franca, Holanda e Britania, për fat të keq i bën të duken të përmbajtura edhe shpërthimet e Ervin Bushatit kur tha se e kemi menaxhuar pandeminë më me efikasitet se Gjermania, apo ato të Veliajt kur tha se nese kombet konkurojnë për vaksinën, e zgjidh shpejt këtë punë Edi Rama me njohjet që ka.


Tek ky qendrim i sotem i Cucit duhet të kërkojmë në fakt arsyet e emërimit të tij, më shumë se në shtigje të tjera.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas