Aktualitet

“Kemi litarin në fyt”/ Biznesi në Kavajë i rrënuar, Duma: Do frenojmë krizën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 18/02/21 |
mapo.al

Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës ku dëgjoi problematikat e tyre në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro.





Përfaqësuesit e biznesit i thanë Grida Dumës se problemet janë të shumta duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për t’i mbështetur.


“Kemi litarin në fyt”, – i thanë Dumës përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.





Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe të kryedemokrati Lulzim Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

Lexo edhe :  SMS fyese në emër të Presidentit, Meta: Më hakoi një grup kriminal, do hetohet


Për këtë, tha Duma, “qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria”.


1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas