Aktualitet

‘Kemi zgjedhur të jemi aleatë të NATO-s’, Juri Kim mbështet deklaratat e Ramës në Rusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:35 - 27/02/20 |
mapo.al

Ambasadorja e Shteteve të Amerikës bëri një reagim në Twitter në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Rusi, në cilësinë e kryesuesit të OSBE. Yuri Kim nuk bën komente rreth vizitës, por ka zgjedhur të citojë disa nga mesazhet që Rama dhe Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov bënë gjatë konferencës për mediat. Kim i bën jehonë deklaratave të Kryeminsitrit Rama, i cili u shpreh se: “Shqipërinë nuk e detyroi askush, por zgjodhi të ishte aleate e NATO-s”.


Yuri Kim, së pari, citon fjalët e Lavrov lidhur me Shqipërinë dhe NATO-n.



“Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie (bilaterale) aq intensivisht sa mundemi… por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleat i saj. Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga këto shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhëniet e zhvilluara miqësore, ato të dobishme, reciproke në tregti, investime dhe marrëdhënie ekonomike, bashkëpunim…”, – citon Yuri Kim diplomatin rus.


Më pas, ajo citon fjalët e Kryeministrit Edi Rama përballë Sergei Lavrov.

“Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur… Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”,-citon Yuri Kim nga fjala e Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë vizitës në Rusi, Kryeministri Edi Rama i kërkoi Moskës Zyrtare të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa la të hapur mundësinë për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas