Kryesore

Këndoi himnin në sfidën ndaj Brazilit, mediat zvicerane akuzojnë Xhakën: Do të bëhet kapiten







               Publikuar në : 08:40 - 18/06/18 |
mapo.al

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i surprizoi të gjithë në fillimin e ndeshjes, pasi zgjodhi të këndonte himnin e Zvicrës.


Ai e kishte bërë këtë gjë edhe në ndeshjen e fundin miqësore ndaj Japonisë, por për mediat zvicerane, Xhaka nuk e bën këtë gjë sepse e ndjen, por për shkak të interesit.

Ata kanë hedhur hipotezën se Xhaka do të behet kapiten i Zvicrës në një të ardhme të afër dhe është ndërgjegjësuar me faktin që për t’u bërë kapiten duhet të këndosh edhe himnin.

Mesfushori i Arsenalit është i treti në listë pas Lihtshtajnerit dhe Behramit dhe shiriti i kapitenit nuk duket shumë larg.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas