Reperi shqiptar, Gashi, karrierën e tij muzikore e ka të përqendruar në Amerikë, duke u kthyer në një këngëtar të dëgjuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën.
“Delali” titullohet projekti muzikor më i ri nga ai, i cili erdhi në bashkëpunim me muzikantin algjerian, Cheb Khaleb. Kënga është publikuar në të gjitha platformat digjitale, ndërsa në Spotify po arrin të jetë në ‘Top List’.
Kështu të paktën duket përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku Gashi ka bërë të ditur se kënga e tij po dëgjohet më së shumti në shtetin e Arabisë Saudite dhe në Afrikën Veriore.
Kjo vjen pas hitit të tij “Butterflies, i cili u lansua në prill të këtij viti dhe u mirëprit mjaft mirë nga adhuruesit e këngës së tij.