Shumë persona dje vërshuan për të uruar nënat e tyre në Dita e Nënës.
Në këtë ditë të veçantë, reperi Capital T i bëri dhuratën më të bukur së ëmës, i cili tregoi se ia ka dedikuar një këngë të cilën e ka interpretuar dje (10 maj).
“E kam bërë një këngë për nënën time dhe e kam kënduar për të në Ditën e Nënës, ndenja më e mirë ndonjëherë. E dua shumë”, kanë qenë fjalët e reperit të njohur. Ai njëherësh bën të ditur se ky projekt është pjesë e albumit të katërt të titulluar “Skulpturë”.
Ndërkaq, Kapo vetëm dy ditë më parë u komentua në faqet rozë për anën e tij humane. Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë ai shtroi iftar në shoqatën bamirëse të Halil Kastratit “Jetimat e Ballkanit”.