ShowBizz

“Kënga e re, e errët”/ Bebe Rexha: Nëna ime s’do e pëlqejë aspak!






               Publikuar në : 17:14 - 12/07/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha do të publikojë së shpejti një këngë që duket se nuk do të pëlqehet aspak nga ëma. Bebe ka bërë me dije se kënga “Mama” do të përmbajë tekst “të errët” dhe “të thellë” dhe se madje ka edhe një rresht ku thuhet “prindërit e mi do ta urrejnë këtë këngë”.


“Ajo më thotë se i pëlqen meloditë, por jo tekstet e mia”-u shpreh Bebe Rexha për “Irish Examiner” pas performancës në “Isle of MTV” në Maltë.  “Unë mendoj se për aq kohë sa jemi të sinqertë me veten, nuk ka asgjë për të humbur, sepse të paktën jemi të vërtetë me veten tonë”-vijoi më tej ajo, duke shfaqur njëherazi frikën për mënyrën sesi kënga do të pritet edhe nga publiku i gjerë.



Bebe Rexha e ka pohuar edhe më parë se prindërit nuk i bien dakord me artin e saj. Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, pas publikimit të hitit “Last Hurrah”, Bebe publikoi në “Instagram” një screenshot të bisedës me të atin, i cili e kritikonte ashpër për videoklipin e këngës.

“Ti bën mirë të ndalosh së bëri pornografi, sepse po më sëmur. Nuk mundem më. Nuk dal dot në publik sepse ndihem i turpëruar. Jam shumë i mërzitur me ty. Nuk mund ta besoj”- i shkroi asokohe ai.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas