Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kënga e zogjëve të majit (Tregim)

by mapo.al
16/01/2022
in Mapo Letrare
0

Në lagjen time ka shumë fole zogjësh. Në dimër ato boshatisen, sepse banorët e tyre lergohen prej andej nga kanë ardhur.Heshtja e foleve të ndërtuara poshtë çative apo ballkoneve të shtëpive, duken sikur të thonë ‘’ejani e na vizitoni’’ o njerëz të mrekullueshëm !

Të gjitha foletë e ndërtuara me aq mund e me një mjeshtëri të rrallë nga shpendë të ndryshëm, formalizojnë një dekor ndërtime po aq të bukur, si vetë shtëpitë që dallohen për nga arkitektura e ndërtimeve të tyre. Në dimër s’dëgjojmë këngën e zogjëve, por foletë e ndërtuara me baltë e fije bari, apo edhe me materiale të tjera rrethanore, në heshtje ato zgjohen e flenë për të pritur miqtë e tyre shtegtarë sapo të vijë pranvera.



Edhe lulet në saksi të vendosura nëpër shkallë e ballkone, presin pranverën bashkë me këngën e zogjëve shtegtarë, sepse gonxhet e tyre bëhen më të bukura kur dëgjojnë korin e këngëve të zogjëve. Është maj i komshëm i vitit 2020! Njerëzit e qytetit tim bashkë me valët e dallgëve të detit kanë rënë në heshtje të plotë. Sirenat e anijeve s’bjenë më si në ditët e majeve të viteve të kaluar. Nëpër bulevardin e qytetit e të rrugicave, s’ka lëvizje njerëzish.

Sa e frikshme kjo pandemi !? As qentë endacakë që dikur i shikoje nëpër kazanët e plehrave rrugicave të qytetit në orët e vona të natës; s’dihen se ku janë strukur nga frika e koronavirusit ! Kudo heshtje, ankth e pritje për të dalë nga izolimi….(!) Edhe dritat e ndriçimit të qytetit tim s’janë si më parë. Ato janë zverdhur si kungulli vjeshtak. Në qiell hëna natën dukej e zbehur, e si qeshte fytyra, ku yjet qanin e loti i vesës së mëngjsit pranveror të këtij maji ishte i hidhur. Kudo në botë dënjohej në këtë maj pranvere veç drithërima.

Por edhe këtu në qytetin tim në brigjet e adriatikut. Gjethet e pemëve anës trotuarëve ‘’flisnin’’ me zë të mekur më këto ditë maji; ku koronavirusi ‘’fluturon’’ në çdo hapësirë të jetës sonë. Është maj e lulet s’kanë atë aromë të këndshme si më parë. Sa çudi !? Po rrugica e lagjes sime pse nuk gumëzhin si dikur? Aty – këtu dëgjoj vetëm ndonjë të qarë fëmije ku me zërin e ëmbël thërret : ‘’Nënë, baba !’’.  Vështroj nga ballkoni i shtëpisë sime foletë e zogjëve…Edhe aty s’dëgjoj këngën e tyre si më parë.

Kanë kohë që janë kthyerë në folezat e tyre pranverore të ngritura në çatitë e ballkonet të shtëpive të lagjes sime. Edhe aty dëgjoj të qara cicërimash zogjësh të të vegjëlve, sepse heshtja dhe të mbyllur në foleza nga covid-19, ua ka prishur ritmin e jetës dhe të këngës bashkë me lulet e majit. Dielli i ngrohtë pranveror i  majit ‘’puth’’  çatitë e shtëpive e përkëdhel zogjtë nëpër fole. Kënga e tyre bashkohet me aromën e luleve të saksive në ballkonet e shtëpive, të pallateve, të lëndinave,…por edhe me zërat e fëmijëve që s’bashku ia marrin këngës së jetës si vetë lulet e bukura të majit. Rrezet e diellit na buzëqeshin të gjithëve duke pirë lotin e gëzimeve të yjeve atje në qiellin e kaltër.

Tags: Nga Xhevahir Cirongu

JU SUGJEROJME

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore
Kryesore

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore

17/12/2022
Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS
Kryesore

Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS

16/11/2022
Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë
Kryesore

Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

12/11/2022
“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë
Kryesore

“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë

10/11/2022
Next Post
Presidenti Meta: Në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën Ramazan Rragamit

Presidenti Meta: Në Shkodër për t'i dhënë lamtumirën Ramazan Rragamit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In