Asambleistët këtë herë nuk e zhvilluan mbledhjen brenda te “Kodra e Dëshmorëve”, por u pështollën te “Teatri i Liqenit” nga “bashkëkryetarët”, parodisti Rama dhe mjeshtri i këngës Shpëtim Levendi.
Me ndjeni, nuk fantazoj! Rama ka shpërndarë videon i ulur krah më krah me Levendin, te stoli i lali Erit, paksa në errësirë pranë Teatrit, dhe e thotë duke qeshur se, pas këngës “ku të ka lala moj piciruke”, do të mblidhte me mjeshtrin e këngës asambleistët.
Asambleistët u pështollën e megjithëse ishin në ajër të pastër e në distancë, mbanin maska. Pasi dëgjuan parodinë e aktorit më të famshëm të “estradës së socialistëve” i zhgënjyen gazetarët, analistët dhe socialistët, sepse nuk u zbatua statuti i partisë, për zgjedhjen e organeve drejtuese; nuk do të ndryshojë as qeveria…
Asambleistët nuk i hoqën maskat.
Vendimet u morën me heshtje.
Tre ishin vendimet e trupës së estradës së pantomimës:
1. Sa herë Rama është në hall e në panik, Nano shpallet “lider historik”.
2. Nuk do të zgjidhen as kryesia, as sekretaret se përçahen para zgjedhjeve.
3. Në mandatin e tretë do të ndërtojnë tre aeroportet që premtuan në mandatin e dytë.
Ju lutem socialistë, mos u merzisni! Nëse e keni seriozisht, dëgjoni këngën e Shpëtim Levendit, “Të fala asambleistëve të kooperativës”.