Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Këngët e Krishtlindjeve përcjellin atmosferën e festave

by mapo.al
25/12/2021
in Aktualitet, Bota
0

Është sezoni i festave në Shtetet e Bashkuara, çka do të thotë se është koha për të kënduar këngët e Krishtlindjeve.

Çifti Dewa Dirga dhe Kate Hopkins-Dirga, banon në periferi të Uashingtonit.

Që kur u transferuan në lagjen e tyre Centerville të Virxhinias, në vitin 2016, ata kanë qenë pjesë e grupit që këndon këngët e Krishtlindjeve në lagjen e tyre.

Për Kate, është një kujtim i dashur i fëmijërisë së saj.

“Kam shumë kujtime të bukura kur së bashku këndonim para shtëpive të lagjes këngët e Krishtlindjes, dhe gjithmonë një familje na ftonte më pas për biskota dhe kakao të nxehtë. Fëmijët kënaqen vërtet me ëmbëlsirat pas këngëve“, thotë ajo.

Edhe pse Dewa është rritur në Bali të Indonezisë, ky aktivitet i ngjall kujtime të ngrohta të lidhjeve me fqinjët.

“Unë nuk jam i krishterë, jam hindu. Por më pëlqen të festoj Krishtlindjet për të mbështetur gruan time dhe të gjithë familjen. Kështu që, thjesht marr pjesë në festime“, thotë ai.

Çdo vit, të dyve u bashkohen fqinjët e tyre Jill dhe Josh Paulin.

“Është argëtuese. Kemi fqinjë të mrekullueshëm. Ka qenë një përvojë e gëzueshme për ne që të mblidhemi dhe të përhapim gëzimin e Krishtlindjeve”, thotë Jill.

“Thjesht një mënyrë e shkëlqyer që fqinjët të mblidhen dhe ta kalojnë bukur“, thotë Josh.

Nuk ke nevojë për praktikë apo prova për t’u bërë pjesë e këtij kori të lagjes, vetëm thjesht të sjellësh gëzim dhe hare.

“Ne nuk vijmë këtu për të treguar se jemi këngëtarët më të mirë. Jemi thjesht të gëzuar që mblidhemi bashkë, këndojmë dhe përhapim hare në lagjen tonë“, thotë Sarah.

Si nismëtare e kësaj tradite festash, Kate zgjedh edhe këngët.

“Vitin e parë kishim një paketë me këngë dhe nuk funksionoi mirë, sepse askush nuk e gjente dot fletën e këngës, kështu që u përpoqëm ta bëjmë më të thjeshtë. Kështu, këtë vit zgjodha vetëm10 këngë që na përlqejnë vërtet. Disa janë laike. Disa janë më fetare, si ‘Nata e heshtur’ dhe ‘Krishtlindja e parë’”, thotë Kate.

Këtë vit, shumica e fqinjëve ndihen komodë të marrin pjesë duke ruajtur distancën, por duke ruajtur karakterin social të traditës.

“I urojmë të gjithëve gëzuar festat, shëndet, lumturi dhe paqe“, uron familja Jenkins.

“Na kënaqemi shumë me këngët, shumë bukur, fëmijët ishin të mrekullueshëm (faleminderit shumë)“, thotë familja Johnson.

Dhe pas një mbrëmje me këngë, këngëtarët kthehen në familjen Dirgas dhe ndajnë më shumë atmosferë festash dhe natyrisht pijnë pak kakao të nxehtë.

JU SUGJEROJME

Kancelari gjerman do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në muajin qershor
Aktualitet

Kancelari gjerman do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në muajin qershor

19/05/2022
Kush është oficeri i Policisë, i arrestuar nga SPAK
Aktualitet

Kush është oficeri i Policisë, i arrestuar nga SPAK

19/05/2022
Kandidatë për president, zbardhen tre emrat e parë të propozuar nga deputetët e PD
Aktualitet

Kandidatë për president, zbardhen tre emrat e parë të propozuar nga deputetët e PD

19/05/2022
Parlamenti Evropian voton për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Aktualitet

Parlamenti Evropian voton për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

19/05/2022
Next Post
Si ndihmon sherebela në sëmundjet e gojës

Si ndihmon sherebela në sëmundjet e gojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kancelari gjerman do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në muajin qershor
  • Drejtori i Policisë tregon emrat e 18 të arrestuarve në gjithë vendin
  • Kush është oficeri i Policisë, i arrestuar nga SPAK
  • Kandidatë për president, zbardhen tre emrat e parë të propozuar nga deputetët e PD
  • Parlamenti Evropian voton për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In