Aktualitet

Këngëtarët shqiptarë reagojnë të tronditur pas vrasjes së biznesmenit në Kosovë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:50 - 28/01/21 |
mapo.al

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ka tronditur gjithë Kosovën. Biznesmeni Skënder Krasniqi vrau me një armë zjarri djalin e tij, Albert Krasniqi, i cili nuk është emër i panjohur për publikun.





Albert Krasniqi ka pasur miqësi me shumë personazhe VIP dhe në vitin 2016-të u bë emër i njohur pasi plagosi në mes të Prishtinës Noizy-n. Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016, ndërsa dy vite më vonë dyshja edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.


Ndërkohë Alberti kishte miq shumë artistë të tjerë, të cilët sot kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje të rëndë.




I pari që reagoi ishte Getinjo, i cili publikoi në Instagram një foto të vjetër me të ndjerin Albert Krasniqi.


Zoti ju forcoftë familja Krasniqi. Shpirti në paqe Albert!”, ka shkruar Getinjo.


Po ashtu Gold Ag ka publikuar një foto me Krasniqin, por nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë.

Edhe këngëtari Trim Jetullahu ka postuar në Instagram një foto dhe ka shkruar: “Nuk kam fjalë. U prehsh në paqe shoku jonë Albert. Do të kujtojmë gjithmonë”.

Albert Krasniqi u vra nga babai i tij në Prishtinë dhe mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme familjare. Ndërkohë mësohet se vetë babi i Albert Krasniqit e njoftoi policinë pasi zbrazi karikatorin mbi djalin e tij duke i marrë jetën këtij të fundit. Sakaq, mediat në Kosovë, kanë raportuar para pak ditësh se Albert Krasniqi i kishte dhënë fund edhe martesës me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, me të cilën ka edhe një vajzë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas