Gjatë kohës që performonte në Detroit në kuadër të turneut të tij “Man of the Wood”, këngëtari Justin Timberlake ka parë një pankartë ku shkruhej: “Do të më ndihmosh të njoftoj shtatzëninë time?”
Justin Timberlake ka ndaluar koncertin dhe është shprehur: “Kjo pankartë më kapi syrin dhe ndalova spektaklin! Baby Baxtresser po vjen më 1 nëntor 2018”.
Kjo ka bërë që të pranishmit në koncert të shpërthejnë në brohorima dhe të duartrokasin për lajmin e mirë.