Ylli Shehu ishte për 4 vite në parlament në legjislaturën e kaluar. Edhe pse nuk u dëgjua të flasë asnjëherë në 4 vite, Ylli Shehu mund të rikthehet sërish, tashmë që deputetët e opozitës dogjën mandatet.
Ai është në listën e kandidatëve të LSI-së për Tiranën. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, ish-deputeti u shpreh se është njoftuar nga KQZ dhe ka 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
“Unë nuk kam firmosur ende një deklaratë paraprake dorëheqjeje. Jam njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit, dhe kam 10 ditë kohë të dorëzoj formularin e dekriminalizimit.
Deri atëherë kam kohë të mendohem dhe të konsultohem me gjithçka ndodh, pas shkëputjes gati 2 vjeçare me politikën aktive. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj për ta marrë gjithë kohën që kam në dispozicion për të thënë fjalën e fundit”, ka thënë kandidati i LSI.
Ylli Shehu e ka nisur karrierën duke aderuar fillimisht në Partinë Republikane të Mediut, dhe më pas kaloi te LSI-ja. Sa ishte në parlament ai u komentua më shumë për hobin për muzikën popullore se sa për fjalimet në kuvend.
Po sot, Ralf GJoni i LSI deklaroi se mund të hyjë në Parlament, pasi deputetet e kësaj partie lanë mandatet.
Bashkelidhur
kjo ndodh sepse keta njerez nuk I ka zgjedhur askush veç Kryetarit, pra nuk jane as dhe militant dhe prandaj doreheqja per ta eshte çeshtje personale.
Keto parti asnjehere nuk kane kerkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor aspak demukratik dhe per kete Kretaret uzurpator te Partive perkatese e merotojne ndeshkimin; por ne asnje menyre anetaresia dhe Shqiperia.
Ne se keta hyjee ne Kuvend dhe votojne per Ligje qe duan 84 vota dmth ne kundershtim me Partine, Kryetaret duhet te dorehiqen.