fbpx

ShowBizz

Këngëtari i njohur amerikan, i impresionuar nga çiftelia (Video)





               Publikuar në : 14:14 - 03/05/19 |
mapo.al

Këngëtari i njohur amerikan, Lenny Kravitz, i cili ndodhet në Shkup të Maqedonisë për të mbajtur një koncert, duket se është mahnitur nga muzika e prodhuar e çiftelisë, e cila njihet si një vegël muzikore kordofone e Shqipërisë dhe Malit të Zi Jugor.


Në një video në rrjetin social “Instagram”, ai shihet i impresionuar nga muzika e luajtur nga një i moshuar maqedonas. Më tej, Kravitz vihet re duke shijuar edhe performancën e disa fëmijëve të vegjël të ulur në rrugë, të cilët po i binin darabukut.



“Shkup, Pazari i Vjetër. Dita më e bukur, duke takuar njerëz të bukur”-ka shkruar këngëtari krahas videos së publikuar.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas