ShowBizz

Këngëtari italian i del në mbrojtje ish-gruas nga thashethemet







               Publikuar në : 11:51 - 14/08/19 |
mapo.al

Këngëtari i njohur italian, Eros Ramazzotti ka reaguar ndaj fjalëve që po qarkullojnë rreth ish bashkëshortes së tij, Marica Pellegrinelli. Duke mohuar kategorikisht se arsyeja e ndarjes ka qenë pikërisht sjellja e kësaj të fundit, Eros nuk ka ngurruar ta cilësojë një nënë dhe grua të mrekullueshme.


“Kam lexuar shumë gjëra të këqija në lidhje me Marikan këtë javë dhe dua t’ju them se nuk është absolutisht ashtu si mendoni. Kjo situatë ka kohë që zvarritet dhe tani kemi vendosur të ndahemi”-është shprehur fillimisht Eros Ramazzotti në një video të publikuar në profilin e tij në “Instagram”.  “Ajo që lexoj nuk është aspak e vërtetë. Marika është një nënë shumë e mirë. Ajo është një grua fantastike dhe nuk është ngatarrestare siç e ka quajtur dikush. Gjëja më e mirë është të dëgjoni muzikën time, kushdo që dëshiron, kurse pjesës tjetër le t’ua lëmë thashethemet e nivelit të ulët”-ka thënë këngëtari më tej.

Risjellim në vëmendje se Eros dhe Marica u njohun në skenën e Wind Music Awards (2009), ku modelja nga Bergamo i dha Erosit një çmim. Në vitin 2014 u martuan dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e dy fëmijëve, Raffaella Maria dhe Tullio Gabrio.

Eros Ramazzotti ka qenë më parë i martuar me aktoren, prezantuesen dhe modelen Michelle Hunziker, me të cilën ka një vajzë që quhet Aurora.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas