ShowBizz

Këngëtari shqiptar për ish-gruan: Kush largon fëmijët nga babai, të gjykohet nga Zoti!






               Publikuar në : 18:16 - 24/04/18 |
mapo.al

I ftuar tek “Rudina”, ditën e djeshme ishte këngëtari i viteve ’90, Viktor Tahiraj i cili u bë i njohur me këngën “Pesha e fatit”, në bashkëpunim me Aleksander Gjokën dhe Manjola Nallbanin. Tahiraj rrëfeu gjatë intervistës jetën e vështirë pas divorcit me bashkëshorten duke folur për herë të parë në televizion edhe për fëmijët e tij.


“Ishte një gjë që s’ia uroj kujt, aq më tepër kur janë fëmijët në mes. Unë nuk dua të flas shumë, por dua të them që ato çifte të cilët lindin fëmijë duhet të jenë të përqendruar përpara se t’i bëjnë ata. Fëmijët nuk ia kanë borxh njërit apo tjetrit partner që të vuajnë. Këto gjëra mua më kanë vrarë shumë, sepse kam qenë një baba i kujdesshëm dhe mbetem i tillë.

Jeta është tepër e vështirë, por duhet marrë ashtu siç vjen, përndryshe gjunjëzohesh. Arsyet e divorcit janë shumë private, historia është e dhimbshme dhe stresuese. Unë punoja 12- 14 orë në ditë dhe kjo ka zgjatur 17 vite. Unë kam lënë Zotin të gjykojë për çdo gjë. Për mua rëndësi kanë fëmijët. Kushdo mund të luajë në çift, por ajo nënë apo baba që lufton të sulmojë fëmijët për t’i larguar nga babai apo nëna të gjykohet nga Zoti”, u shpreh Tahiraj.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas