Dasma VIP e prezantuesit të njohur, Ledion Liços, dhe trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxha ka qenë kryefjala e showbizit shqiptar në këto ditë të fundit.
Por, po aq sa çifti i të martuarve, tërhoqën vëmendje edhe të ftuarit e shumtë VIP, të pranishëm në ceremoninë martesore në një nga vendet më të bukura pranë liqenit të Komos në Itali.
Mes tyre tërhoqi vëmendje edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila u shfaqe e veshur me një fustan të kuq, i cili duket sikur ia nxjerr në pah jo vetëm tiparet e bukura, por edhe linja trupore përtej tylit të tejdukshëm.
Në fotot dhe videot e mëposhtme do të keni mundësinë të shikoni se si Besa rezatoi bukuri në dasëmën më të përfolur shqiptare të këtij viti.