Këngëtarja e mirënjohur amerikane Dolly Parton i ka kërkuar së fundmi Bebe Rexhës një bashkëpunim muzikor. Përmes një videoje, Parton i ka bërë me dije këngëtares shqiptare se është një fanse e saja. Kjo e fundit, tejet e emocionuar, nuk ka ngurruar ta postojë videon në llogarinë e saj personale në “Instagram”.
“Përshëndetje! Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Ta bëjmë realitet!”-është shprehur Parton.
“Sapo vdiqa. Ajo është njëra nga idhujt e mi. Dua të them, vetëm shikoje!Nuk mund të besoj që ajo më dërgoi këtë video. M’u desh ta postoja. Ndoshta një bashkëpunim?”-ka shkruar Bebe Rexha krahas videos së shpërndarë.
https://www.instagram.com/p/B3iR-YVl50H/