Gerta Mahmutaj bën pjesë në radhën e këngëtareve që nuk mohojnë ndërhyrjet e tyre estetike. Ajo ka pranuar së fundmi në emisionin “Trokit” se i është nënshtruar ndërhyrjes në hundë.
“Po kam bërë hundën. Unë s’e kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja”-është shprehur Gerta për moderatorin Ermal Peci, pa e menduar dy herë.